Hapet thirrja për mbështetje financiare për doktoratë, afati deri më 12 tetor

Hapet thirrja për mbështetje financiare për doktoratë, afati deri më 12 tetor

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka hapur thirrjen për studentët kosovarë që ndjekin studimet e doktoratës në universitetet më të mira të botës, sipas listës “Shanghai” për vitin akademik 2025/2026.

Studentët e interesuar mund të përfitojnë mbështetje financiare vjetore në vlerë prej 8,500 euro për të mbuluar pjesërisht shpenzimet e studimeve dhe jetesës.

Thirrja zyrtarisht është hapur më 29 shtator 2025 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 12 tetor 2025, ora 16:00.

Aplikimet duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur, ku në pjesën e jashtme duhet të shkruhet:
“Aplikimi për mbështetje financiare për doktoratë”

Adresë për dorëzim:
Rruga “Agim Ramadani”, MAShTI – Zyra e Arkivit, nr. 4.

MAShTI nxit studentët që të dorëzojnë aplikimet brenda afatit dhe të përgatiten me dokumentacionin e nevojshëm për të përfituar këtë mundësi mbështetjeje financiare.