Hapen aplikimet për Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë “Mollëkuqet”

Festivali mbarëkombëtar i këngës për fëmijë “Mollëkuqet” ka nisur përgatitjen për edicionin e 13-të që do të mbahet në qërshor të këtij viti.
Festivali po kërkon yje të rinjë që duan të ndriçojnë skenën dhe të shfaqin talentin e tyre muzikor.
Festivali mirëpret aplikime për dy kategori moshe:
👉 Fëmijëri e hershme (3–9 vjeç)
👉 Pre-teen (10–13 vjeç)
Ky festival synon të promovojë talentin e fëmijëve, të festojë artin, muzikën dhe gëzimin e fëmijërisë, duke u ofruar pjesëmarrësve një përvojë të bukur skenike.
Aplikimet janë të hapura deri më 1 maj dhe të gjithë të interesuarit mund të plotësojnë formularin online përmes linkut:
🔗 Aplikoni këtu:
https://docs.google.com/…/1FAIpQLSeF4yy0Gls…/viewform…