Hana Orllati nga Kosova shkëlqen në “The Voice of Finland”

Hana Orllati nga Kosova shkëlqen në “The Voice of Finland”

Hana Orllati, talenti i ri nga Kosova, po tërheq vëmendjen e publikut dhe jurisë në edicionin e fundit të spektaklit ndërkombëtar të këndimit “The Voice of Finland”.

Me interpretimin e saj emocionues të këngës “How I Was Supposed To Live Without You”, Hana arriti të kalojë me sukses fazën e parë të kompeticionit, duke marrë reaktime shumë pozitive për fuqinë, sigurinë dhe ndjeshmërinë e zërit të saj.

Karriera e Hanës në muzikë nisi që në moshë të vogël. Në vetëm 10 vjeçe, ajo mori pjesë në edicionin e “The Voice of Albania”, duke shënuar debutimin e saj në skenat profesionale.

Gjatë viteve të mëvonshme, Hana ka performuar në koncerte për fëmijë dhe të rinj në Kosovë, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për rrugëtimin e saj artistik.

Përveç talentit të saj natyror, Hana ka ndjekur formimin profesionalShkollën e Mesme të Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, ku ka përfituar njohuri të avancuara muzikore dhe teknikë vokale. Ky kombinim i talentit dhe edukimit e ka bërë atë një nga zërat më premtues të muzikës kosovare në skenën ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e saj në “The Voice of Finland” jo vetëm që thekson aftësitë e saj vokale, por gjithashtu vendos Kosovën në hartën e spektakleve të njohura të muzikës globale.

Hana Orllati pritet të vazhdojë të mahnisë jurinë dhe publikun edhe në fazat e mëvonshme të këtij kompeticioni.