Gratë dhe toka në Ballkan: Sa fuqi kanë në fermat e tyre?

Gratë dhe toka në Ballkan: Sa fuqi kanë në fermat e tyre?

Një studim i prezantuar nga EcoKosWomen gjatë konferencës rajonale “Fuqizimi i grave rurale në Ballkanin Perëndimor” tregon se gratë ende janë të nën-përfaqësuara në pronësinë e tokës. Në Shqipëri, vetëm 4.7% e tokës është në emër të grave si pronare të vetme, ndërsa në Kosovë kjo shifër është 4.9%.

Në Maqedoninë e Veriut, 10.4% janë gra fermere dhe 12.01% pronare të tokës. Bosnja ka rreth 30% gra pronare të pasurisë, por vetëm 12% të grave rurale që zotërojnë shtëpi. Mali i Zi ka 12.9% gra në drejtim të fermave familjare, ndërsa Serbia ka 25.59% gra pronare të pasurive të paluajtshme dhe 22.8% fermash të udhëhequra nga gratë.