Gjilani emëron drejtorët e rinj: Alban Hyseni prezanton kabinetin qeverisës

Gjilani emëron drejtorët e rinj: Alban Hyseni prezanton kabinetin qeverisës

Komuna e Gjilanit ka bërë një hap të ri në përbërjen e qeverisjes lokale, duke emëruar drejtorët e rinj në mbledhjen e parë të bordit të drejtorëve. Ky kabinet i ri synon të sjellë përkushtim, transparencë dhe përgjegjësi gjatë katër viteve të ardhshme, sipas kryetarit të komunës, Alban Hyseni.

Në këtë mbledhje u prezantua një pjesë e kabinetit qeverisës: Kushtrim Ibrahimi për Shërbime Publike, Bajram Isufi për Bujqësi dhe Pylltari, Flakron Rexhepi për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Mimoza Kadriu për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, dhe Kushtrim Zeqiri për Kulturë, Rini dhe Sport.

Po ashtu, janë emëruar Enver Shabani për Mbrojtje dhe Shpëtim, Eljesa Rashiti për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, Avdyl Kastrati për Buxhet dhe Financa, Haki Huruglica për Zhvillim Ekonomik, Isa Agushi për Inspeksion dhe Elbasan Shabani për Administratë të Përgjithshme.

Kryetari Hyseni tha se ditëve në vijim do të bëhen të ditur edhe emrat e zyrtarëve të tjerë të kabinetit, duke theksuar se përbërja e re do të punojë me nder dhe përgjegjësi në shërbim të qytetarëve të Gjilanit.