“Fushata zgjedhore: Çfarë lejohet dhe çfarë ndalohet gjatë garës për 12 tetorin?”

“Fushata zgjedhore: Çfarë lejohet dhe çfarë ndalohet gjatë garës për 12 tetorin?”

Zgjedhjet e 12 tetorit po afrojnë dhe kandidatët po intensifikojnë fushatat e tyre. Por ligji për zgjedhjet e përgjithshme ka rregulla të qarta për të garantuar një garë të drejtë dhe pa tensione.

Sipas Valmir Elezit, zëdhënës i KQZ-së, gjatë fushatës nuk lejohet pengimi i aktivitetit të kundërshtarëve, kërcënimet apo dhuna. Fushata duhet të zhvillohet në mënyrë demokratike, me respekt dhe pa gjuhë urrejtjeje. Ndërkohë, KQZ monitoron takimet, materialet promovuese dhe aktivitetet e kandidatëve, por ankesat për shkelje shqyrtohen nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Monitorues të angazhuar nëpër komuna përgatisin raporte mbi aktivitetet e partive, të cilat krahasohen me raportet financiare të dorëzuara. Kjo siguron që fushata të jetë transparente dhe qytetarët të kenë një garë të drejtë përpara zgjedhjeve.