Filharmonia e Kosovës prezanton ciklin e koncerteve me veprat më të njohura të Beethovenit

Filharmonia e Kosovës prezanton ciklin e koncerteve me veprat më të njohura të Beethovenit

Filharmonia e Kosovës organizon dy mbrëmje koncertale të dedikuara veprave për piano të Ludwig van Beethoven më 5 dhe 7 nëntor 2025. Koncertet do të zhvillohen nga ora 19:30 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit.

Pesë pianistë do të interpretojnë secili nga një koncert për piano dhe orkestër të kompozuar nga Beethoven, duke u shoqëruar nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës nën drejtimin e dirigjentit Peter Valentovič. Mbrëmja e parë, më 5 nëntor, do të përfshijë koncertet nr. 1, 2 dhe 4, ndërsa më 7 nëntor do të vijojnë koncertet nr. 3 dhe 5.

Ky cikël i koncerteve ofron një mundësi të veçantë për adhuruesit e muzikës klasike që të përjetojnë veprat më të njohura të Beethovenit në interpretim të pianistëve dhe orkestrës së Filharmonisë së Kosovës.

Biletat dhe informacionet shtesë janë të disponueshme online.