Festivali i Teatrit të Shkollave të Mesme nis sonte në Teatrin e Qytetit

Sonte, më 22 dhjetor, dhe nesër, më 23 dhjetor, Teatri i Gjilanit hap dyert për edicionin e sivjetëm të Festivalit të Teatrit të Shkollave të Mesme, një ngjarje që sjell në skenë energjinë, kreativitetin dhe pasionin e të rinjve për artin e teatrit.
Nxënës nga shkolla të ndryshme të mesme do të prezantojnë shfaqje që flasin me gjuhën e brezit të sotëm, duke kombinuar guximin, imagjinatën dhe interpretimin e pasionuar.
Edicioni i këtij viti sjell rikrijime moderne të disa prej kryeveprave të Shekspirit, duke i përshtatur ato me realitetin e të rinjve:
- Shkolla e Mesme “Sezai Surroi” – Karriga ose Makbethi Modern
- Gjimnazi i Shkencave Shoqërore “Zenel Hajdini” & Shkolla e Mesme Teknike “Mehmet Isai” – Labirinti i Mendjes (bazuar në Ëndrra e një nate vere)
- Shkolla e Mesme Ekonomike “Marin Barleti” – Roni dhe Leta (bazuar në Romeo dhe Zhuljeta)
- Shkolla e Mesme “Don Bosko” & Shkolla e Mesme e Arteve – Drejtësi për Vesën
- Gjimnazi “Skënderbeu”, Preshevë – Midis dy vendesh
Festivali ofron dy netë plot energji, ide të freskëta dhe shfaqje që tregojnë se zëri i gjeneratës së re është i fortë, kreativ dhe i domosdoshëm për teatrin e sotëm.
Ngjarja organizohet nga Anamour – Cultural Organization, në bashkëpunim me Teatrin e Gjilanit, me mbështetjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Gjilanit.
📍 Vendi: Teatri i Gjilanit
🗓️ Data: 22–23 dhjetor 2025
⏰ Ora: 19:00
🎟️ Hyrja: Falas
Sepse e ardhmja e teatrit fillon këtu, me të rinjtë që guxojnë të flasin, të ëndërrojnë dhe të krijojnë.