“Fest Flaka – Festivali i Këngës Shqipe” sonte në Teatrin e Qytetit, Gjilan

Sot, më 30 janar, në kuadër të ditëve përmbyllëse të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”, në Gjilan do të mbahet festivali “Fest Flaka – Festivali i Këngës Shqipe”. Aktiviteti do të nisë nga ora 20:00 dhe do të zhvillohet në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.
Manifestimi “Flaka e Janarit”, i cili përfundon më 31 janar, ka shndërruar Gjilanin në një qendër të rëndësishme të kulturës shqiptare, duke bashkuar artistë dhe artdashës nga të gjitha trevat shqiptare.
Kjo ngjarje mbetet një nga manifestimet më të rëndësishme kulturore dhe përkujtimore në Kosovë, duke lidhur trashëgiminë historike me artin dhe kulturën bashkëkohore, si dhe duke ruajtur gjallë frymën e atdhedashurisë dhe kujtesës kombëtare.
