“Faleminderit që nuk na mbështetët kurrë” – mbyllet me ironi restoranti italian në Londër

“Faleminderit që nuk na mbështetët kurrë” – mbyllet me ironi restoranti italian në Londër

Në veri të Londrës, një restorant italian vendosi t’i thotë lamtumirë qytetit me një mesazh që tingëllon si shuplakë. Pas gjashtë vitesh pune, Don Ciccio mbylli dyert – jo për mungesë cilësie, por për mungesë dashurie nga fqinjët.

“Faleminderit që nuk na mbështetët kurrë, as edhe një herë”, shkruan pronarët në faqen e tyre zyrtare. Ata kujtuan me hidhërim kohën e pandemisë, kur ishin të vetmit që qëndronin hapur për komunitetin, por askush nuk u kthye më pas.

“Jo për ushqimin e keq apo fatin e keq – por për indiferencën e pastër”, përfundon mesazhi. Një “addio” që tingëllon si zhgënjim, në një kohë kur shumë biznese po luftojnë për mbijetesë mes kostove të larta dhe klientëve që mungojnë.