Dy vite me Albi Mall në Gjilan: Festë, zbritje dhe atmosferë për gjithë familjen

Dy vite me Albi Mall në Gjilan: Festë, zbritje dhe atmosferë për gjithë familjen

Albi Mall Gjilan po shënon dyvjetorin e hapjes me një atmosferë të mbushur me gëzim, argëtim dhe energji pozitive.

Festimet nisën gjatë fundjavës me zbritje të mëdha në brendet më të njohura, programe dhe aktivitete për fëmijë dhe familje, maskota të dashura dhe facepainting shumëngjyrësh që e shndërruan qendrën tregtare në një skenë festive të paharrueshme.

Dy vite që ndryshuan Gjilanin

Që nga hapja e tij më 8 dhjetor 2023, Albi Mall në Gjilan ka shënuar një kthesë të madhe në përditshmërinë e qytetit. Me arkitekturën e tij moderne, hapësirat e gjera dhe konceptin e organizuar për një eksperiencë të plotë, qendra ka sjellë një nivel të ri të shoppingut, gastronomisë dhe argëtimit.

Në vetëm dy vite, Gjilani është transformuar në një destinacion të rëndësishëm për blerje dhe socializim. Qytetarët kanë fituar qasje të drejtpërdrejtë në dhjetëra brende të njohura ndërkombëtare dhe vendore, në marketin më të furnizuar dhe në një Food Court që është kthyer në pikën e preferuar të takimeve familjare dhe shoqërore.

Qendër moderne me brende të përzgjedhura

Albi Mall Gjilan ofron një gamë të gjerë dyqanesh dhe markash që plotësojnë çdo shije, nga moda, teknologjia, aksesorët e deri te produktet e përditshme. Ndërkohë, këndi i ushqimit me larmi restorantesh dhe kafene është bërë një “parajsë” për adhuruesit e gastronomisë. Qoftë gjatë fundjavës apo ditëve të javës, qendra është e mbushur me vizitorë që kërkojnë kombinimin ideal mes ushqimit të mirë, argëtimit dhe relaksit.

Kontribut i drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të Gjilanit

Hapja e kësaj qendre moderne ka qenë një ndër investimet më të rëndësishme në qytet, duke gjeneruar mbi 500 vende të reja pune dhe duke ndikuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të rajonit. Albi Mall Gjilan është bërë një pikë referimi për bizneset lokale, si dhe një hapësirë që nxit aktivitete, ngjarje kulturore dhe gjallëri urbane.

“Vendi që jemi mësuar me të” edhe në Gjilan

Me moton e njohur “Vendi që jemi mësuar me të”, Albi Mall ka zgjeruar prezencën e tij nga Prishtina drejt Gjilanit, duke sjellë të njëjtën cilësi, standard dhe përvojë moderne që ka ndërtuar reputacionin e tij ndër vite. E njohur si qendra tregtare më ikonike në Kosovë, Albi Mall ka ruajtur një identitet të fortë që nga ndërtimi i parë në vitin 2006, duke u zgjeruar në 2010, 2016 dhe 2018, e më pas edhe në Gjilan në vitin 2023.

Destinacion për gjithë Kosovën

Sot, Albi Mall Gjilan është më shumë sesa qendër tregtare: është një vendtakim i përditshëm për banorët e qytetit dhe për vizitorët nga gjithë Kosova. Me aktivitete të vazhdueshme, evente argëtuese dhe oferta të veçanta, qendra vazhdon të jetë një hapësirë gjallëruese për familjet, të rinjtë dhe të gjithë ata që kërkojnë një përvojë moderne të blerjes dhe argëtimit.

Dy vite me Albi Mall në Gjilan, dy vite zhvillim, energji dhe përvojë të re.