Dua Lipa kalon provimin GCSE për Gjuhën Spanjolle

Dua Lipa kalon provimin GCSE për Gjuhën Spanjolle

lli shqiptar i pop-it, Dua Lipa, ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm jashtë skenës muzikore: ajo ka përfunduar me sukses provimin e gjuhës spanjolle në nivelin GCSE dhe tani është gati të fillojë studimet për A-Level.

Lajmin e bukur, Dua e ndau vetë me fansat përmes një Instagram story, ku shihej duke mbajtur me krenari certifikatën e saj në një video thirrje me mësuesen. Ajo shkroi:
“Also just graduated this morning in my GCSE Spanish ❤️ Love youuuu @catyvillanuevamatar the best” dhe etiketoi tutoren e saj, duke treguar mirënjohjen dhe emocionin për këtë arritje.

Pak më vonë, Dua ndau një foto të librit të saj të AQA Spanish A-Level Year 1 dhe AS, duke shkruar me entuziazëm: “next next next !!!!!!!”, duke paralajmëruar se rrugëtimi i saj akademik vazhdon me po të njëjtin pasion.

Ndërkohë që po performon në Radical Optimism Tour, ky sukses tregon se edhe yjet më të mëdhenj mund të përballojnë sfida akademike dhe të arrijnë qëllimet personale. Një mesazh frymëzues për të gjithë të rinjtë që ndjekin ëndrrat e tyre, pavarësisht angazhimeve të tjera!