Dua Lipa, fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro

Apple dhe ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, kanë zyrtarizuar bashkëpunimin e tyre. Gjiganti teknologjik sot prezantoi serinë e re të iPhone 17, kufjeve dhe orëve të mençura, ndërsa Dua Lipa tashmë kishte nisur testimin e telefonit më të ri në ditët e fundit.
Gjatë turneut të saj “Radical Optimism”, këngëtarja përdori iPhone 17 Pro për të testuar cilësitë dhe kualitetin e pajisjes, duke dokumentuar momente nga performancat e saj. Apple, nga ana e saj, publikoi pamje ekskluzive të këtij promovimi, duke shfaqur xhirime nga turu me telefonin e ri.
Me Dua Lipën si fytyrën e re të Apple, promovimi i iPhone 17 Pro merr një dimension të veçantë, duke kombinuar teknologjinë më të fundit me influencën globale të një superylli.