Dua Lipa, artistja më e pasur nën 30 vjeç në Britani

Dua Lipa, artistja më e pasur nën 30 vjeç në Britani

Dua Lipa, është shpallur artistja më e pasur nën 30 vjeç në Britani, sipas listës së përvitshme të publikuar nga revista prestigjioze Heat për vitin 2025.

Me një pasuri të vlerësuar në 129 milion funte, Dua ka lënë pas emra të njohur të muzikës dhe kinemasë.

Sipas raportit, rritja e pasurisë së saj është e lidhur me suksesin e turneut global “Radical Optimism”, fejesën me aktorin britanik Callum Turner, si dhe bashkëpunimet fitimprurëse me markat e njohura Versace dhe Porsche.

Përveç karrierës muzikore, Dua ka zgjeruar aktivitetin e saj në fusha të tjera: ajo është pjesë e botës së podcasting-ut, ka themeluar një klub letrar dhe ka nisur të merret edhe me aktrim, duke u konsoliduar si një figurë e plotë e showbiz-it ndërkombëtar.

Në vendin e dytë të listës qëndron aktori Tom Holland, i njohur për rolin e tij në filmat Spider-Man, me 35.7 milion funte, ndërsa vendi i tretë i takon këngëtarit Lewis Capaldi, me 35 milion funte.

Top 10-shen e plotë e listës e përbëjnë:

  • Millie Bobby Brown Bongiovi – 24 milion funte
  • Molly-Mae Hague & Tommy Fury – 22.1 milion funte
  • Sophie Turner – 21.9 milion funte
  • Jorja Smith – 17 milion funte
  • Dave – 16.8 milion funte
  • Aitch – 14.4 milion funte
  • Asa Butterfield – 13.7 milion funte

Heat thekson se muzika, filmi dhe podcasting-u janë fushat që po prodhojnë më shumë milionerë të rinj, me emra të rinj si Holly Humberstone, Leo Woodall, Anya Taylor-Joy dhe Amber Davies që janë futur këtë vit për herë të parë në listë. Amber Davies, e njohur nga Strictly Come Dancing, renditet në vendin e 30-të me një pasuri prej 1.7 milion funte.

Kjo arritje e Duas e vendos atë jo vetëm në majën e muzikës botërore, por edhe si ikona më e suksesshme financiare e brezit të saj, duke dëshmuar se një vajzë me rrënjë nga Kosova mund të bëhet fytyra më e ndritshme e artit bashkëkohor global.