Drita shënon rekord në Europë: kalon Ballkanin dhe arrin pozitën më të lartë për një klub kosovar në UEFA

Futbolli kosovar po shkruan faqe të reja në arenën europiane, dhe këtë herë penën e ka marrë Drita. Pas një ecurie mbresëlënëse në Conference League, ku gjilanasit siguruan plot 5 pikë – më shumë se çdo ekip tjetër kosovar deri tani – Drita ka kapërcyer Ballkanin në renditjen e UEFA-së.

Sipas përditësimit të fundit, Drita tani renditet në pozitën e 151-të, duke kaluar Ballkanin e Suharekës që zbret në vendin e 160-të. Kjo rritje shënon një tjetër sukses për klubin që prej vitesh po ndërton me kujdes reputacionin e tij europian, dhe që sot mban titullin e klubit kosovar më lart në listën e UEFA-së.
Pas tyre, renditja e klubeve kosovare vazhdon me Prishtinën në pozitën e 336-të dhe Llapin në të 341-tën. Më poshtë janë Malisheva, Dukagjini dhe Gjilani – ekipe që tashmë kanë një motiv të ri për t’u ngjitur më lart. Sepse, siç po dëshmon Drita, suksesi europian nuk është më luks, por synim real për futbollin e Kosovës.