Drita përballë misionit të madh në Slloveni – kërkon përmbysjen ndaj Celjes për kualifikim

Drita përballë misionit të madh në Slloveni – kërkon përmbysjen ndaj Celjes për kualifikim

Sonte zhvillohen ndeshjet e fazës “Play-off” të UEFA Europa Conference League, ku FC Drita përballet me NK Celje në Slloveni, me synimin për të siguruar një vend në fazën tjetër.

Skuadra gjilanase e pret këtë sfidë pas humbjes 2-3 në takimin e parë, ku goli i pësuar në momentet e fundit e komplikoi rezultatin, por la gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, në konferencën për shtyp para ndeshjes foli edhe për kushtet e terrenit në Slloveni, duke theksuar se fusha nuk është në nivelin e duhur dhe, sipas tij, nuk mund të krahasohet me atë të Stadiumi Fadil Vokrri.

Takimi nis në ora 18:45, ndërsa Drita do të kërkojë një performancë të fortë për të realizuar përmbysjen dhe për të vazhduar rrugëtimin evropian.