Drin Kokaj del nga shtegu në Slalom, gjysma e garuesve të përjashtuar

Drin Kokaj del nga shtegu në Slalom, gjysma e garuesve të përjashtuar

Pas humbjes së Kiana Kryeziut dje, edhe Drin Kokaj nuk arriti të përfundojë garën në disiplinën e Skijimit Alpin – Slalom në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina”.

Sikurse shumë garues të tjerë sot, Drin doli nga shtegu dhe përjashtohet nga renditja. Kushtet e vështira dhe sfidat e disiplinës bënë që garuesit të kenë një ditë të vështirë në Alpet italiane.

Një fakt interesant nga gara e sotme: mbi gjysma e pjesëmarrësve nuk arritën të përfundojnë. Kjo tregon se Slalomi është një test i vërtetë i aftësisë dhe fokusit për çdo skitar olimpik.

Edhe pse Drin Kokaj nuk përfundoi garën, përfaqësimi i Kosovës në LOD vazhdon të jetë i dukshëm dhe i ndjekur me shumë emocion nga fansat.