Derbi Drita – Prishtina shtyhet për një afat të pacaktuar

Klubi gjilanas Drita ka konfirmuar zyrtarisht se ndeshja e shumëpritur ndaj Prishtinës, e planifikuar për t’u zhvilluar më 11 nëntor, është shtyrë për një afat të pacaktuar.
Përballja ishte ndeshja kryesore e xhiros së 13-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, që pritej të sillte një spektakël të vërtetë në fushën e blertë mes dy rivalëve më të mëdhenj të viteve të fundit.
Arsyeja e shtyrjes është ftesa e dy futbollistëve të Dritës në kombëtaret përkatëse – Faton Maloku, i cili është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës, dhe Ibrahim Salifu, që është ftuar nga Kombëtarja e Beninit. Këto angazhime ndërkombëtare kanë bërë që klubi të mos mund të kompletojë skuadrën për ndeshjen ndaj Prishtinës.
Në njoftimin zyrtar, Drita thekson:
“Ju njoftojmë se ndeshja e planifikuar për të hënën ndaj FC Prishtina shtyhet për një afat të pacaktuar. Arsyeja e shtyrjes është thirrja e dy futbollistëve tanë në përfaqësueset e tyre kombëtare. Klubi Drita u uron suksese të dy lojtarëve tanë në përfaqësimin e vendeve të tyre dhe do të njoftojë me kohë për datën e re të zhvillimit të ndeshjes.”
Ky vendim është pritur me keqardhje nga tifozët e Intelektualët, të cilët e kishin pritur me entuziazëm këtë derbi. Megjithatë, klubi gjilanas ka theksuar se do të njoftojë me kohë për datën e re të zhvillimit të ndeshjes, pasi të rikthehen futbollistët nga angazhimet me kombëtaret.
