CR450: Treni më i shpejtë në botë sfidon kufijtë e shpejtësisë

Kina po tund botën me trenin e saj të ri super të shpejtë, CR450. Ky tren arriti 450 km/h gjatë testimeve në linjën Shanghai–Chongqing–Chengdu, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 350 km/h të CR400 Fuxing.
Prototipi CR450 u prezantua në nëntor të vitit të kaluar dhe është projektuar për të arritur deri në 400 km/h. Gjatë fazës finale të testimeve, ai duhet të përshkojë 600 mijë kilometra para se të marrë licencën për shërbim komercial.
Treni është dizajnuar nga “China State Railway Group” dhe do të hyjë në qarkullim në vitin 2026. Filialet e kompanisë shtetërore “China Railway Corporation” (CRRC) po prodhojnë trenin.
CR450 ka një pjesë përparme të zgjatur në 15 metra, nga 12.5 metra sa kishin trenat ekzistues. Kjo ul ndjeshëm rezistencën ndaj ajrit dhe e bën më efikas.