Cardi B pozon me flamurin kuqezi krah një shqiptari

Reperja me famë botërore, Cardi B, po e tregon gjithnjë e më shumë afërsinë e saj me shqiptarët. Pas videos virale ku ajo kërkonte nga një djalë shqiptar të përkthente emrin e saj në mënyrë “pikante”, Cardi ka rikthyer edhe një herë vëmendjen tek publiku ynë.
Këtë herë, artistja është fotografuar krah një të riu shqiptar të quajtur Drino, në një event që lidhet me promovimin e albumit të saj më të fundit, “Am I the Drama?”.
Detaji që mori gjithë vëmendjen ishte fakti që Cardi B u shfaq e mbështjellë me flamurin kuqezi, duke ndezur komentet dhe emocionet e fansave shqiptarë në rrjete sociale.
Mbështetja e saj për simbolet shqiptare ka bërë që Cardi të fitojë edhe më shumë simpati tek publiku, ndërsa duket se lidhja e saj me shqiptarët vetëm po forcohet.