Çamçakëzi: Kur është zbuluar dhe pse ende na tërheq?

Çamçakëzi: Kur është zbuluar dhe pse ende na tërheq?

Është e çuditshme, por shumë njerëz vazhdojnë të përtypin çamçakëz edhe pasi shija e tij zhduket.

Në fakt, çamçakëzi nuk ka vlerë ushqyese, por akti i përtypjes duket se ofron një kënaqësi të veçantë — një mënyrë të thjeshtë për t’u qetësuar ose për të përmirësuar përqendrimin.

Historikisht, njerëzit kanë përdorur substanca për t’i përtypur prej mijëra vitesh. Një nga çamçakëzët më të vjetër të zbuluar daton rreth 8 mijë vjet më parë në Skandinavi, dhe ishte bërë nga rrëshirë lëvore thupre.

Edhe grekët e lashtë, amerikanët autoktonë dhe maja përtypnin substanca ngjitëse që vinin nga pemët, siç ishte çikëlli. Çamçakëzi modern mbërriti në SHBA në vitet 1850, falë një shpikësi nga Nju Jorku që siguroi çikëll nga një ish-president meksikan i dëbuar.

Por pse na pëlqen të përtypim? Shkencëtarët nuk kanë një përgjigje përfundimtare, por disa teori sugjerojnë:

  • Përtypja mund të rrisë qarkullimin e gjakut në tru.
  • Aktivizimi i muskujve të fytyrës mund të përmirësojë përqendrimin.
  • Përtypja mund të funksionojë si një formë “fidgeting”, një veprim i përsëritur që na ndihmon të qetësohemi dhe të fokusojmë mendjen.

Pra, çamçakëzi mund të mos ketë mekanizma magjikë, por i jep trurit diçka të thjeshtë dhe ritmike për të bërë. Ai ndihmon veçanërisht kur ndihemi të lodhur ose të shpërqendruar, por jo domosdoshmërisht kur jemi shumë të fokusuar.

Edhe pse industria e çamçakëzit ka sfidat e veta, ky produkt ka pak gjasa të zhduket.

Siç ka shkruar shkrimtari Karl Ove Knausgard: “Nga një këndvështrim thjesht fiziologjik, të përtypësh diçka pa e gëlltitur është e pakuptimtë”. Megjithatë, edhe ai pranon se nuk mund të shkruajë pa çamçakëz.