Bunkeri në Ulpianë – Një hapësirë e re për komunitetin

Bunkeri në Ulpianë – Një hapësirë e re për komunitetin

Një bunker i vjetër në lagjen Ulpiana të Prishtinës, dikur një vend strehimi për kohë krizash, ka kaluar një transformim të jashtëzakonshëm! Tashmë, pas një rikonstruksioni të thellë, ky hapësirë që dikur ishte e errët, me lagështi dhe mbeturina, është kthyer në një qendër moderne për art dhe kulturë, e hapur për të gjithë.

Banorët e lagjes tani mund të shijojnë një ambient të ndritshëm, të klimatizuar dhe mikpritës. Fëmijët, të cilët më parë e shmangnin këtë vend, tani hyjnë me kureshtje dhe entuziazëm, duke sjellë ide dhe ëndrra për t’u zhvilluar. Ky bunker, që dikur përfaqësonte frikë dhe izolim, sot është bërë një vatër e gjallë e kreativitetit dhe bashkimit të komunitetit, duke u kthyer në një simbol të mundësive të reja dhe të ardhmes së ndritur për të gjithë.

Kjo qendër e re për art dhe kulturë u mundësua falë financimit nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut, në partneritet me UNDP Kosovë, ndërsa menaxhimi i saj do të bëhet nga Komuna e Prishtinës.

“Kryeqyteti i kthen edhe kujtimet më të errëta në hapësira që frymëzojnë të ardhmen,” u theksua në njoftim, duke reflektuar vizionin për një Prishtinë ku çdo hapësirë ka potencial për jetë, frymëzim dhe bashkim.