Biblioteka Kombëtare e Kosovës sjell veprën historike mbi Ali Pashë Tepelenën

Biblioteka Kombëtare e Kosovës sjell veprën historike mbi Ali Pashë Tepelenën

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka prezantuar veprën historike “The Life of Ali Pasha of Janina” (1822), që trajton jetën dhe veprimtarinë e një prej figurave më kontradiktore të shekullit XIX në Ballkan.

Libri përshkruan ngritjen politike, mënyrën e qeverisjes dhe ndikimin e Ali Pashë Tepelenës në Janinë dhe Epir, duke u fokusuar gjithashtu te aftësitë e tij strategjike dhe natyra e ashpër. Vepra mbështetet në dokumente autentike dhe ofron një pasqyrë të rrallë mbi marrëdhëniet e tij me Evropën dhe interesin e saj për figurat historike të rajonit.

Ky botim i përket Divizionit të Koleksioneve të Veçanta të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe pasuron fondin e saj me një dokument të çmuar mbi historinë dhe kulturën e Ballkanit./KultPlus.com