BE paralajmëron TikTok: Ndryshoni dizajnin që krijon varësi

BE paralajmëron TikTok: Ndryshoni dizajnin që krijon varësi

Bashkimi Evropian i ka kërkuar TikTok të ndryshojë atë që e konsideron si “një dizajn që krijon varësi”, përndryshe kompania rrezikon gjoba shumë të rënda. Paralajmërimi vjen pas një hetimi të nisur në shkurt 2024 nga Komisioni Evropian, lidhur me respektimin e rregullave të sigurisë online sipas Aktit për Shërbimet Digjitale (DSA).

gjetjet paraprake, Komisioni deklaron se TikTok nuk ka vlerësuar mjaftueshëm rreziqet që funksione si autoplay dhe mekanizma të tjerë të dizajnit mund të kenë mbi mirëqenien e përdoruesve, veçanërisht fëmijëve dhe të rinjve. Sipas autoriteteve evropiane, platforma gjithashtu ka dështuar të zbatojë masa efektive për të zbutur këto rreziqe, duke shkelur detyrimet ligjore për mbrojtjen e përdoruesve.

TikTok i ka hedhur poshtë këto akuza. Një zëdhënës i kompanisë deklaroi për BBC se gjetjet përbëjnë një “përshkrim kategorikisht të rremë dhe krejtësisht të pabazë” dhe se kompania planifikon t’i kundërshtojë zyrtarisht ato. TikTok është ftuar të paraqesë përgjigjen e tij ndaj gjetjeve të Komisionit, përpara vendimit përfundimtar.

Nëse shkeljet konfirmohen, Komisioni Evropian mund t’i vendosë TikTok një gjobë deri në 6% të xhiros vjetore globale, e cila vlerësohet në dhjetëra miliarda euro. Komisionerja evropiane për teknologjinë, Henna Virkkunen, theksoi se për të shmangur gjobat, TikTok duhet të ndryshojë dizajnin e shërbimit të tij në Evropë.

Komisioni ka propozuar disa masa konkrete, përfshirë:

  • Pauza të detyruara gjatë natës,
  • Ndryshime në algoritmet e personalizimit të përmbajtjes,
  • Çaktivizimin e funksionit “infinite scroll”, që lejon shfletim të pandërprerë të videove.