BE: Masat ndaj Kosovës mund të hiqen brenda javësh

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se të gjitha masat financiare ndaj Kosovës mund të hiqen brenda disa javësh, pasi të përfundojnë procedurat e brendshme në strukturat e Brukselit.
Drejtori i Drejtoratit për Zgjerim, Jan Koopman, tha se, së bashku me masat tashmë të hequra, për Kosovën do të lirohen mbi 400 milionë euro.
Aktualisht po punohet në fazën e programimit dhe kontraktimit, ndërsa mjetet financiare do të jenë të gatshme sapo të ratifikohen marrëveshjet përkatëse – një proces që më parë ishte i pamundur për shkak të mungesës së institucioneve funksionale.
Koopman shtoi se autoritetet kosovare kanë avancuar në reformat e nevojshme, duke mundësuar që këto fonde të përdoren shpejt dhe në përputhje me standardet e BE-së.