Arbër Ismajli: Shihemi më 12 tetor për fitoren e madhe!

Arbër Ismajli: Shihemi më 12 tetor për fitoren e madhe!

Mbrëmë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) organizoi tubimin qëndror të fushatës zgjedhore në Gjilan, duke mobilizuar një pjesëmarrje të jashtëzakonshme nga qytetarë, aktivistë dhe përkrahës.

Tubimi u zhvillua në Bulevardin “Ibrahim Rugova”, ku nga ora 18:00 hapësira u mbush plot me njerëz të angazhuar dhe të entuziazmuar.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, u prit me duartrokitje të shumta. Në këtë ngjarje ishin prezent edhe liderët e partisë, Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri, të cilët ftuan qytetarët që më 12 tetor të votojnë për programin e LDK-së dhe vizionin e saj për qytetin.


“Faleminderit shumë, Gjilani im. Shihemi në të njëjtin vend më 12 tetor për fitoren e madhe!”, tha Arbër Ismajli.

Tubimi përforcoi prezencën dhe mobilizimin e LDK-së në qytet, duke treguar mbështetjen e gjerë qytetare për kandidatët dhe programin e partisë.