Arbër Ismajli premton investime konkrete për lagjen Dardania në Gjilan

Arbër Ismajli premton investime konkrete për lagjen Dardania në Gjilan

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka prezantuar planin e tij të detajuar për një nga lagjet më të rëndësishme të qytetit – Dardaninë.

Ismajli ka theksuar se kjo lagje do të jetë pjesë e prioriteteve të tij kryesore nëse merr besimin e qytetarëve më 12 tetor, duke garantuar investime të drejtpërdrejta në infrastrukturën publike dhe mirëqenien e banorëve.

Premtimet kryesore të Arbër Ismajlit për lagjen Dardania përfshijnë:

  • Investime në infrastrukturë rrugore dhe energjetike, për një qarkullim më të sigurt dhe furnizim të qëndrueshëm me energji.
  • Vazhdimin e projektit për ndërtimin e trotuareve dhe instalimeve nëntokësore, duke ofruar një zgjidhje moderne dhe afatgjatë për rrjetin e qytetit.
  • Krijimin e “Parkingut të Shpejtë”, i cili do të shërbejë për ndalime të përkohshme para shkollës “Selami Hallaci”, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe sigurisë së nxënësve.
  • Mirëmbajtjen e përhershme të parkut të lagjes, ku përfshihet edhe instalimi i sistemit të ujitjes për gjelbërim, duke e bërë hapësirën publike më funksionale dhe tërheqëse për banorët.

Sipas Ismajlit, këto investime nuk janë vetëm premtime zgjedhore, por pjesë e një plani të qëndrueshëm që synon ta bëjë Dardaninë një model të zhvillimit urban dhe të kujdesit për komunitetin.