Arbër Ismajli fton qytetarët në tubimin madhështor të LDK-së në Gjilan

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan organizon tubimin qëndror më 8 tetor në Bulevardin “Ibrahim Rugova”, duke filluar nga ora 18:00. Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë ngjarje.
“Ju ftojmë të na bashkoheni në këtë tubim madhështor, bashkë mund ta sjellim ndryshimin që e meritojmë. Bashkë për fitore!”, ka shkruar Ismajli.
Tubimi organizohet në kuadër të fushatës zgjedhore, me qëllim bashkimin e qytetarëve për të avancuar zhvillimin lokal dhe për të mbështetur iniciativat që përmirësojnë jetën në Gjilan.