Arbër Ismajli dhe kandidatët e LDK-së takojnë qytetarët e Rrugës së Prishtinës dhe Kodrës së Dëshmorëve

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga LDK, Arbër Ismajli, së bashku me kandidatët për Kuvendin Komunal, zhvilluan një takim me qytetarët e Rrugës së Prishtinës dhe Kodrës së Dëshmorëve, ku mbizotëroi një atmosferë e ngrohtë dhe e plot energji pozitive.
Mes kandidatëve ishte edhe Drenushë Maloku Bejtullahu, e cila ka shërbyer si anëtare e Kuvendit Komunal në mandatin e kaluar dhe garon sërish me numrin 9.
Ajo u prit me entuziazëm nga banorët e lagjes Kodra e Dëshmorëve dhe shprehu emocionin e saj për të qenë pjesë e tubimit: “Nder dhe krenari të jem pjesë në tubimin e lagjes Kodra e Dëshmorëve. Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen. Bashkë i’a dalim!”
Gjatë mandatit të saj të mëparshëm, Drenusha ka qenë aktive në Komitetin për Komunitete dhe Komisionin për ndarjen e bursave, duke kontribuar në projekte që prekin jetën e përditshme të qytetarëve. Tani synon të vazhdojë të mbështesë komunitetin dhe të krijojë mundësi të reja për qytetarët e Gjilanit.
Takimi tregoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit mes kandidatëve dhe qytetarëve, duke përforcuar vizionin e LDK-së për një qeverisje transparente dhe të hapur.