Albin Kurti sot në Gjilan, takime me gratë dhe rininë në mbështetje të Alban Hysenit

Albin Kurti sot në Gjilan, takime me gratë dhe rininë në mbështetje të Alban Hysenit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme do të qëndrojë në Gjilan ku do të zhvillojë takime me gratë dhe rininë, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Kurti do të jetë në mbështetje të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni.

Sipas njoftimit të VV-së, agjenda e takimeve është si vijon:

  • Takimi me gratë: ora 17:00
  • Takimi me rininë: ora 19:00

“Sot mirëpresim kryeministrin Albin Kurti në Gjilan. Bashkohuni me ne për fitoren e 12 tetorit!”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.