Alban Hyseni viziton Pogragjën: Bashkëpunim me komunitetin për mirëmbajtjen e hapësirave publike

Kandidati i LVV-së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me kandidatin Arton Fetahu, vizituan sot banorët e fshatit Pogragjë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit.
Gjatë vizitës, ata u takuan me përfaqësues të shoqatës së fshatit dhe punëtorin e mirëmbajtjes, i cili është angazhuar përmes një marrëveshjeje të përbashkët mes Komunës, Shoqatës dhe Këshillit të Fshatit. Hyseni theksoi se ky bashkëpunim është shembull i qasjes gjithëpërfshirëse për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, duke përfshirë komunitetin lokal në vendimmarrje.
Ky vizitë tregon angazhimin e kandidatit për një qasje të drejtpërdrejtë dhe bashkëpunuese me qytetarët, për të përmirësuar jetën dhe infrastrukturën në çdo lagje të komunës.