Alban Hyseni takon rininë e Gjilanit: Energjia e tyre garanton fitoren e 12 Tetorit

Alban Hyseni takon rininë e Gjilanit: Energjia e tyre garanton fitoren e 12 Tetorit

Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan ka mbajtur një ndejë me rininë e qytetit, ku kandidati për kryetar të Komunës, Alban Hyseni, ka falënderuar të rinjtë për mbështetjen dhe energjinë që kanë dhënë gjatë mandatit të kaluar dhe në këtë fushatë zgjedhore.

Atmosfera festive, pjesëmarrja e lartë dhe entuziazmi i të rinjve ishin në qendër të këtij takimi, ku Hyseni theksoi rëndësinë e rinisë si shtylla kryesore e zhvillimit të Gjilanit.

Kur sheh këtë energji dhe këtë entuziazëm, fitorja e 12 Tetorit bëhet e padiskutueshme! Faleminderit rini e qytetit për mbështetjen e vazhdueshme gjatë këtij mandati qeverisës. Zotohemi që do të jemi pranë jush edhe në mandatin e radhës. BASHKË”, u shpreh Hyseni në fjalën e tij.