Alban Hyseni takon gratë pensioniste të Gjilanit: Qendra e re për të moshuar në prag të finalizimit

Alban Hyseni takon gratë pensioniste të Gjilanit: Qendra e re për të moshuar në prag të finalizimit

Kandidati për mandat të dytë si Kryetar i Komunës së Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni, zhvilloi sot një takim me gratë pensioniste të qytetit, një komunitet që përfaqëson përvojën dhe energjinë e brezave që kanë kontribuar shumë për shoqërinë.

Gjatë takimit, Hyseni shprehu mirënjohjen e tij dhe të Lëvizjes për rolin e tyre, duke theksuar rëndësinë e respektit dhe kujdesit për të moshuarit. “Takim fantastik me gratë pensioniste të komunës sonë. Energjia dhe përvoja e tyre janë frymëzim i madh për të gjithë ne. Ndërsa po finalizojmë qendrën e re për të moshuar, po krijojmë një vend ku respekti dhe kujdesi për brezat që dhanë kaq shumë për ne do të jetë gjithmonë në qendër,” u shpreh Hyseni në njoftimin e tij.

Ai gjithashtu vuri në pah se mbështetja e komunitetit është përgjegjësi e madhe për të dhe për Lëvizjen Vetëvendosje, duke falënderuar zonjat e nderuara për pjesëmarrjen dhe besimin.

Projekti i qendrës së re për të moshuar synon të ofrojë hapësira të reja, aktivitete dhe shërbime që mbështesin mirëqenien fizike, sociale dhe kulturore të pensionistëve të Gjilanit.