Alban Hyseni pritet nga organizata rinore “Fuqia e Bashkimit Rinor” në Gjilan

Kandidati për kryetar të Gjilanit dhe kryetari aktual nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni, në ditën e 11-të të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, është pritur nga organizata rinore “Fuqia e Bashkimit Rinor”. Në këtë takim e ka shoqëruar edhe deputetja Liza Gashi, ku së bashku janë mirëpritur nga drejtuesi i organizatës, Dardan Marovca.
Gjatë bisedës, është vënë theksi tek potenciali i madh që kanë të rinjtë gjilanas dhe mënyrat e ndryshme se si Komuna ka ofruar mbështetje për nismat e tyre. Hyseni dhe Gashi kanë theksuar rëndësinë e përfshirjes së rinisë në jetën publike, duke e konsideruar atë si një forcë të rëndësishme për zhvillimin e qytetit.