Alban Hyseni: “Pa gratë dhe vajzat nuk ka fitore në Gjilan”

Alban Hyseni: “Pa gratë dhe vajzat nuk ka fitore në Gjilan”

Kandidati i LVV-së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me kandidatët për Këshillëtare Komunale, zhvilloi një takim të veçantë me gratë dhe vajzat e qytetit. Atmosfera e ngrohtë u mbush me entuziazëm e besim, duke e kthyer tubimin në një mesazh të qartë për rolin vendimtar që kanë gratë në fitoren e 12 tetorit.

“Pa vajzat dhe gratë nuk ka fitore. Me vajzat dhe gratë vazhdojmë drejt fitores tonë pa balotazh”, tha Hyseni, duke falënderuar të gjitha pjesëmarrëset për mbështetjen dhe energjinë që i dhanë fushatës së tij.