Alban Hyseni: Arsimi mbetet prioritet kryesor në mandatin e dytë në Gjilan

Alban Hyseni: Arsimi mbetet prioritet kryesor në mandatin e dytë në Gjilan

Kandidati për mandat të dytë dhe aktualisht kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka theksuar rëndësinë e arsimit si prioritet kryesor gjatë katër viteve të fundit dhe vizionin e tij për zhvillimin e arsimit edhe në vitet e ardhshme.

Hyseni ka treguar se gjatë katër viteve të fundit janë realizuar mbi 30 projekte kapitale në fushën e arsimit, përfshirë ndërtimin e gjashtë çerdheve të reja dhe krijimin e terreneve sportive moderne. Përmirësimi i infrastrukturës shkollore është shoqëruar edhe me investime të konsiderueshme, përfshirë 1 milion euro për Shkollën Teknike dhe 650 mijë euro për bursa për nxënësit dhe studentët e qytetit.

“Pas 12 tetorit, vazhdojmë edhe më fuqishëm – për një arsim më cilësor dhe gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët, pa dallim. BASHKË!”, ka shkruar Hyseni, duke shprehur angazhimin e tij për përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit arsimor në Gjilan.