Aktorja digjitale Tilly Norwood ndez polemika në Hollywood

Aktorja digjitale Tilly Norwood ndez polemika në Hollywood

Një aktore e krijuar nga inteligjenca artificiale e emrin Tilly Norwood, ka shkaktuar debate në industrinë e filmit. Krijuesja e saj, aktorja dhe komediania holandeze Eline Van der Velden, ka thënë se po negocion me agjenci talentesh për përfaqësimin e Norwood.

Sindikata e aktorëve SAG-AFTRA ka kritikuar projektin, duke deklaruar se Norwood nuk ka përvojë jetësore apo emocion: “Publiku nuk ka interes për përmbajtje që nuk lidhet me përvojën njerëzore.”

Aktorë të njohur si Emily Blunt, Natasha Lyonne dhe Whoopi Goldberg kanë shprehur shqetësime të ngjashme. Emily Blunt e përshkroi projektin si “të frikshëm” dhe tha: “Mos na e prishni lidhjen njerëzore.”

Debati mbi Norwood rihap pyetjet mbi përdorimin e AI në filma dhe kufijtë e krijimtarisë njerëzore.