AAK publikon listën e kandidatëve për deputetë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë publike listën e kandidatëve me të cilët do të garojë në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
“Kosova ka nevojë për njerëz që i qëndrojnë vendit në çdo situatë. Po ashtu, qytetarët kërkojnë përfaqësues të guximshëm dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit publik. Sa i përket renditjes në listë, sipas vendimit të Këshillit Drejtues, një e treta e kandidatëve ka marrë numrat bazuar në votat nga zgjedhjet parlamentare të kaluara, ndërsa për dy të tretat e tjera numrat janë përcaktuar me short”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
