RFEF injoron Kosovën edhe pas ndeshjes U-21

RFEF injoron Kosovën edhe pas ndeshjes U-21

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) edhe një herë ka treguar qasjen e saj mohues ndaj shtetit të Kosovës.


“Territori i Kosovës” në paralajmërimin e ndeshjes

Para sfidës së vlefshme për kualifikimet e Euro 2027 mes Kosovës U-21 dhe Spanjës U-21, RFEF e kishte emërtuar vendin tonë si “Territori i Kosovës” në komunikimet zyrtare.


Raporti i lojës pa Kosovën

Në raportin zyrtar të lojës, spanjollët sërish nuk e përmendën shtetin apo Kombëtaren e Kosovës. Përfaqësuesja jonë u etiketuua si “seleksioni kosovar”, ndërsa përmendej vetëm kryeqyteti Prishtina për të shmangur përdorimin e emrit Kosova.


Postimi kontradiktor i RFEF-së

Pas fitores 1:3 në stadiumin “Fadil Vokrri”, RFEF publikoi:

“Mision i kompletuar në Prishtinë. Spanja me golat e Joel Roca, Iker Bravo dhe Niño u djersit shumë për ta marrë fitoren kundër një kundërshtari të fortë”.

Paradoksi qëndron tek fakti se, ndonëse mohoi Kosovën në tekst, krahas rezultatit final federata spanjolle vendosi flamurin e shtetit të Kosovës.


Reagimi i FFK-së në UEFA

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se ka reaguar zyrtarisht në UEFA ndaj referimeve ofenduese të RFEF-së. FFK kërkon që identiteti i Kosovës të respektohet në të gjitha garat ndërkombëtare.