Kori i Filharmonisë së Kosovës debuton në Gjermani

Kori i Filharmonisë së Kosovës debuton në Gjermani

Kori i Filharmonisë së Kosovës ka bërë debutimin e tij të parë para publikut gjerman mbrëmjen e së hënës, nën dirigjimin e Hajrullah Sylës. Koncerti u mbajt në Hauptkirche St. Petri në Hamburg dhe u prit me duartrokitje të ngrohta nga publiku, mes të cilëve ishin të pranishëm edhe personalitete nga fusha diplomatike dhe kulturore.

Pas suksesit në Hamburg, kori do të vazhdojë turneun me koncertin e dytë që mbahet sonte në Kirche St. Gertrud në Düsseldorf, duke filluar nga ora 19:30.

Ky debutim shënon një hap të rëndësishëm në promovimin e muzikës kosovare në skenën ndërkombëtare dhe në forcimin e lidhjeve kulturore mes Kosovës dhe Gjermanisë.