Rikthehet “Togeri nga Inishmori” në Teatrin e Gjilanit

Rikthehet “Togeri nga Inishmori” në Teatrin e Gjilanit

Sonte, e martë, nga ora 20:00, Teatri i Gjilanit hap dyert për “Togeri nga Inishmori”, komedinë e zezë të Martin McDonagh me regji nga Shkëlzen Berisha. Në skenë do të shfaqet një kast i jashtëzakonshëm aktorësh: Ernest Zymberi, Ali Demi, Kushtrim Qerimi, Djellza Dema, Artan Selimi, Valon Nuhiu, Florent Salihu dhe Qëndrim Kçiku.

Çfarë ndodh kur një mace e zezë të del përpara? Personazhet nuk bëjnë hapa pas – përkundrazi, turren përpara me hapa të mëdhaj, duke shkaktuar një masakër qesharake( FB: Teatri i qytetit Gjilan). Humor i zi, dy mace të shkallmuara, katër njerëz të masakruar, një bicikletë të shkatërruar dhe një bishtalec i premë i një “djaloshari” – kjo shfaqje është një miks kuq e zi, e tmerrshme dhe qesharake njëkohësisht.

Paralajmërim: përmban dhunë, krisma armësh dhe nuk rekomandohet për fëmijë apo gra shtatëzëna. Audienca: +16.

Biletat gjenden në sportelet e Teatrit të Gjilanit. Për rezervime: 045 222 525. Nuk e humbisni!