Kosova nis rrugëtimin drejt FIBA EuroBasket 2029, përballet me Shqipërinë dhe Sllovakinë

Dardanët janë gati për ndeshjet e para në rrugën drejt EuroBasket 2029! Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë me Shqipërinë dhe Sllovakinë në Rrethin e Parë Parakualifikues. Kjo është vetëm faza e parë e një procesi me tre rrethe, që do të përcaktojë se kush arrin të debutojë në turneun europian.
Me Shqipërinë, Kosova ka luajtur më parë miqësore, por kjo do të jetë hera e parë zyrtare me seniorë. Sllovakia ka qenë kundërshtar i fortë në të kaluarën: 91:67 në nëntor 2020 dhe 77:73 në shkurt 2021, ndërsa miqësoret tregojnë tre fitore për sllovakët dhe një për Dardanët. Sipas renditjes FIBA, Sllovakia është e 31-ta, Kosova e 35-ta, Shqipëria e 41-ta – pra pritni ndeshje të forta, emocionuese dhe plot basketboll!t.
