Gjest i madh: Qytetari nga Shtimja dorëzon portofolin me rreth 2500 euro në polici

Gjest i madh: Qytetari nga Shtimja dorëzon portofolin me rreth 2500 euro në polici

Një qytetar nga Shtimja bëri një veprim që i dha shumë respekt. S. Brahimi gjeti një portofol në fshatin Belincë dhe pa hezituar e dorëzoi menjëherë në stacionin policor të Shtimes.

Në portofol ishin dokumentet personale dhe një shumë e madhe parash: rreth 2500 euro, por edhe dollarë, franga e paund. Policia kontaktoi pronarin nga Ferizaj, i cili mori gjithçka të plotë, me procesverbal. Policia e Ferizajt e quajti këtë gjest një shembull për t’u ndjekur dhe falënderoi qytetarin për ndershmërinë e tij.