Gjermania ngjitet në vendin e dytë global për veturat elektrike – rekord prodhimi në 2025

Gjermania ngjitet në vendin e dytë global për veturat elektrike – rekord prodhimi në 2025

Gjermania ka shënuar një vit rekord në prodhimin e veturave elektrike. Me 1.67 milion makina të prodhuara gjatë 2025-ës, ajo renditet e dyta në botë pas Kinës dhe para SHBA-së.

Sipas VDA-së, prodhimi i automjeteve elektrike me bateri u rrit 15% në 1.22 milion, ndërsa hibrideve plug-in me 54%, duke arritur në rreth 450 mijë njësi.

Industria gjermane e automobilave e cilëson këtë si një hap të vendosur drejt lëvizshmërisë elektrike dhe neutralitetit klimatik. Për vitin 2026 pritet një tjetër rritje prej 10%.

Qeveria gjermane ka paralajmëruar subvencione deri në 7 mijë dollarë për familjet që blejnë makina elektrike, ndërsa theksohet nevoja për më shumë investime në infrastrukturën e karikimit dhe rrjetin energjetik.