Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së me 100% të votave

Agim Ademi do të udhëheqë edhe për katër vitet e ardhshme Federatën e Futbollit të Kosovës. Ai u rizgjodh sot në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, ku ishte i vetmi kandidat.
Të gjitha 52 votat e delegatëve të pranishëm shkuan për Ademin, duke e bërë rizgjedhjen një sukses të plotë me 100% të votave.
Megjithatë, Kuvendi Zgjedhor ka qenë i kontestuar nga Ministria e Sportit, që kishte shfaqur shqetësime për procesin zgjedhor.
Përveç presidentit, në këtë kuvend u zgjodhën edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së për mandatin e ri katërvjeçar.