Opera “Goca e Kaçanikut” premierë në Shkup

Më 10 shkurt 2026, skena e Operës dhe Baletit Kombëtar në Shkup do të hapë dyert për një ngjarje të veçantë kulturore – premierën e operës së parë kosovare, “Goca e Kaçanikut”.
Ky vepër madhështore është kompozuar nga Rauf Dhomi, ndërsa regjia i takon mjeshtrit Nikolin Gurakuqi, duke sjellë një përvojë artistike të jashtëzakonshme për publikun.
Performanca do të interpretohet me emocion të veçantë nga Solistët, Kori dhe Orkestra e Operës së Kosovës, së bashku me Baletin Kombëtar të Kosovës.
“Goca e Kaçanikut” përfaqëson një hap të rëndësishëm në promovimin e artit operistik kosovar jashtë vendit dhe premton një mbrëmje të paharrueshme për adhuruesit e muzikës dhe kulturës në Shkup.
Ky eventi historik tregon potencialin e artit kosovar dhe sjellë një dimension të ri të kulturës sonë për publikun ndërkombëtar.