“Romeo & Juliet ON ICE”: Historia e dashurisë që tani vallëzon mbi akull!

Dashuria e përjetshme e Romeo e Julieta do të marrë jetë në akull! Shfaqja spektakolare “Romeo & Juliet ON ICE” po vjen në Tiranë dhe Prishtinë, duke sjellë një kombinim të rrallë të patinazhit artistik, muzikës dhe dramatikës klasike të Shekspirit, në një interpretim krejtësisht të veçantë.
Eksperienca premton emocione të forta për çdo spektator, duke ofruar një mënyrë të re për të përjetuar një nga historitë më të njohura të dashurisë në botë. Organizatorët nënvizojnë se eventi është i përshtatshëm për të gjitha moshat dhe është një dhuratë perfekte për Ditën e Shën Valentinit.
Shfaqja do të zhvillohet më 14 shkurt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe më 20 shkurt në Sallën 1 Tetori në Prishtinë. Biletat janë tashmë në shitje në platformën VIVERE.AL dhe janë të limituara, ndaj organizatorët ftojnë publikun të sigurojë vendin sa më parë për të mos humbur këtë përvojë unike.