“Avatar: Fire and Ash” arrin 1 miliard dollarë fitime në vetëm 18 ditë

Filmi i ri i sagës “Avatar: Fire and Ash” ka kapur shifrën e 1 miliard dollarëve në arkën globale brenda vetëm 18 ditëve nga dalja në kinema.
Nga kjo shumë, 306 milionë dollarë vijnë nga tregu i SHBA-së dhe 777.1 milionë dollarë nga tregjet ndërkombëtare.
Filmi i tretë i serisë ka arritur këtë prag pak më ngadalë se paraardhësi “Avatar: The Way of Water”, i cili e arriti shifrën në 14 ditë, dhe filmi origjinal “Avatar” në 17 ditë.
Sërish, saga mbetet një fenomen në ekranin e madh, duke kryesuar arkën për shtatë fundjava radhazi dhe duke u renditur ndër filmat më të suksesshëm të historisë.
Filmi i parë i serisë grumbulloi 2.9 miliardë dollarë, ndërsa vazhdimi 2.3 miliardë. Ende nuk dihet nëse “Fire and Ash” do të tejkalojë 2 miliardë, pasi kjo do të varet kryesisht nga performanca në tregjet ndërkombëtare, ku deri tani më shumë fitime kanë ardhur nga Kina (138 milionë $), Franca (81 milionë $), Gjermania (64 milionë $) dhe Koreja e Jugut (44 milionë $).
Ky është filmi i tretë i Disney që kalon pragun e 1 miliard dollarëve pas “Lilo & Stitch” dhe “Zootopia 2”.
Regjisori James Cameron, i cili ka realizuar gjithsej pesë filma për botën e Pandora-s, është regjisor i vetëm në histori që ka tre filma me fitime mbi 2 miliardë dollarë: “Avatar”, “Avatar: The Way of Water” dhe “Titanic”.