Fushata festive e SOS Fshatit: “Uro & Dhuro” – Kartolina që sjellin shpresë

Fundi i vitit sjell sërish një prej nismave më të dashura të SOS Fshatit – fushatën e kartolinave festive, e cila këtë vit prezantohet me 9 motive të reja, të ngrohta dhe plot jetë.
Si çdo fundvit, kjo nismë synon të bashkojë komunitetin rreth një gjesti të vogël, por me peshë të madhe për fëmijët pa kujdes prindëror.
Një gjest i thjeshtë, një ndikim i madh
Me moton “Uro & Dhuro”, SOS Fshati i fton të gjithë: institucione, organizata, biznese dhe qytetarë, të bëhen pjesë e kësaj nisme simbolike dhe humane.
Çdo kartolinë kushton vetëm 1 euro, një shumë modeste për secilin prej nesh, por që për fëmijët e SOS Fshatit përkthehet në:
- më shumë siguri,
- më shumë dashuri,
- më shumë shpresë.
Pse të zgjidhni kartolinat e SOS Fshatit?
Duke zgjedhur kartolinat festive, urimet tuaja marrin kuptim dhe shndërrohen në mbështetje konkrete për fëmijët që rriten pa kujdes prindëror.
Ky veprim i thjeshtë bëhet arsye që ata të buzëqeshin më shumë dhe të ndihen të mbështetur.
Si të bëheni pjesë e fushatës?
Për të porositur kartolinat, mjafton të kontaktoni SOS Fshatin përmes:
- Rrjeteve sociale,
- Email: shpend.juniku@soskosova.org
- Telefon: +383 (0) 44 160 893
Le t’i japim zemër këtij fundviti
SOS Fshati fton secilin prej nesh që këtë fundvit të zgjedhë të urojë me dashuri dhe të dhurojë me zemër.
Një kartolinë e vogël, një ndryshim i madh për një fëmijë.
