Në Mitrovicë mbahet Konferenca për Zhvillim të Qëndrueshëm Minerar në Kosovë

Në Mitrovicë mbahet Konferenca për Zhvillim të Qëndrueshëm Minerar në Kosovë

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë u shndërrua këtë javë në qendrën e debatit shkencor për të ardhmen e burimeve natyrore të Kosovës. Në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, aty po mbahet Konferenca Ndërkombëtare Multidisiplinare për Gjeoshkencë, ku marrin pjesë studiues nga Kosova, vendet e rajonit, Bashkimi Evropian dhe Turqia.

Në hapje të konferencës, drejtori i Departamentit të Minierave në Ministrinë e Ekonomisë, Skënder Sallahi, theksoi se sektori minerar është një nga shtyllat e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe ka potencial të madh për rritje, nëse menaxhohet me kujdes dhe në mënyrë të qëndrueshme. Ai kërkoi angazhim të përbashkët të institucioneve dhe ekspertëve për të siguruar që zhvillimi ekonomik të ecë krah për krah me mbrojtjen e mjedisit.

Konferenca, e cila zgjat dy ditë, përfshin prezantime nga studiues të fushës së gjeoshkencave, ndërsa dita e dytë do të jetë e dedikuar për vizita në terren në lokacione të ndryshme minerare të Kosovë